Q*lloi 33-vjeçarin që i vr*u shokun, zbulohet EMRI i autorit të shpallur në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2025, 08:30
Daniel Pepa është autori i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë në Manëz të Durrësit.
21-vjeçari qëlloi për vdekje Flori Paluçin 33 vjeç, pasi ky i fundit i vrau shokun, Aranit Kurti 23 vjeç.
Viktima Aranit Kurti, u vra nga Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe për të administruar çdo provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje të dyfishtë.
