Cakrani në “Epiqendër”: Avokati tregoi vlerat/ Musai: Ka bërë detyrën

I ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, avokati Kujtim Cakrani komentoi rastin e avokatit në Elbasan, duke vlerësuar aktin e tij si një veprim guximtar për mbrojtjen e klientit dhe të vlerave themelore të drejtësisë.

Ai avokat e konstatoi që ajo që po ndodhte ishte e padrejtë. E dinte që mund ta pësonte, por nuk u tërhoq.

Ai veproi për të mbrojtur klientin e tij dhe për të treguar vlerat që përfaqëson profesioni ynë.

E dinte se mund të përfundonte në burg, por prapë e bëri,” u shpreh Cakrani.

Në vijim të bisedës, gazetarja Sonila Musai theksoi: “Kjo eshte puna e avokatit ”.