Spahivogli: Gradaçelat që po ndërtohen do e çojnë qytetin në kolaps

Arkitektja dhe Urbanistja, Entela Koja Spahivogli e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se gradaçelat që po ndërtohen do ta çojnë zonën apo qytetin në kolaps.

Spahivogli: Në vazhdim të bisedës që po ndërtohen kaq shumë gradaçela unë do doja të flisja në këtë pjesën time të ekspertizës si urbaniste që këto janë gradaçela që do ta çojnë kudo që ndërtohen, në lagjen, qytetin, zonën që ndërtohen do ta çojnë atë zonë atë qytet në kolaps.

Sepse nuk po shoqërohen me rrjetet inxhinierike të domosdoshme, me sipërfaqe të domosdoshme që qytetit i kanë jo thjesht të parqeve dhe të parkimeve por të infrastrukturës.

Sepse të gjitha këto godina do kenë nevojë për aksese. Pra nuk do të jenë thjesht godina për të qëndruar.

Arkitektura urbaninstike ka shembuj të fortë të tillë.