EMRAT/ Atentat në një pikë karburanti, dy viktima në Durrës. Policia jep detajet e para të ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në Manëz, pranë një karburanti, ku pas një konflikti për motive të dobëta janë vrarë me armë zjarri Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç.
Sipas policisë, dyshohet se Flori Paluçi u vra nga Daniel Pepa, 21 vjeç, ndërsa Aranit Kurti është qëlluar nga Flori Paluçi gjatë konfliktit.
Policia po vijon kërkimet për kapjen e Daniel Pepa, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi Flori Paluçi është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi Aranit Kurti dyshohet se është vrarë nga shtetasi Flori Paluçi.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
