Cakrani në “Epiqendër”: Me avokatët kryesisht sot bëhen pazare

I ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, avokati Kujtim Cakrani komentoi situatën e vështirë në të cilën ndodhet profesioni i avokatit në Shqipëri.

Sipas tij, sot në shumë raste avokatët janë përfshirë në pazare dhe marrëveshje, duke humbur kështu rolin e tyre si mbrojtës të pavarur të drejtësisë.

“Çfarë ndodh sot me avokatët kryesisht ? - bëhen pazare, tha Cakrani, duke theksuar se kjo tendencë po dëmton rëndë besimin në sistemin gjyqësor dhe në profesionin e avokatit.

Ai bëri thirrje për një reflektim të thellë dhe për veprime konkrete për të rivendosur dinjitetin dhe pavarësinë e avokatëve në Shqipëri.