Projekti japonez për Butrintin/ Musai: Arkitektura moderne me trashëgiminë kulturore mund të përqafojnë njëra tjetrën, sikundër...

Arkitektja, Doriana Musai e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se arkitektura moderne me trashëgiminë kulturore mund të përqafojnë njëra tjetrën, sikundër mund ta konfiktojnë duke iu referuar rastit të projektit japonez për Butrintin.

Musai: Arkitektura moderne me trashëgiminë kulturore mund të përqafojnë njëra tjetrën, sikundër mund ta konfiktojnë.

Ajo rri aq sa mund të rri po ta spostonim të forumi romak, nuk e di sa do e pranonin italianët këtë arkitetkurë në mes të forumit romak si një qendër vizitorësh.

Pra ka një arsye se përse trashëgimia sidomos ajo antike, arkeologjike është shumë e kujdesshme të paktën nga ato vende që vërtet e vlerësojnë dhe e kanë stabilizuar pjesë të kulturës së vet, historisë së vet.

Këto arkitektë sigurisht kanë njohur para se të njohin Shqipërinë kanë njohur Italinë, kanë njohur Greqinë kanë njohur edhe shumë vende të tjera.

Por jo më kot nuk kanë ndërhyrë dot aty.