Zhllima: Kur goditet një avokat në krye të detyrës, bojkoti i domosdoshëm
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 19:31
Avokati Gylsen Zhllima, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ka bërë thirrje për veprim të vendosur nga komuniteti i avokatëve, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Elbasanit, ku sipas tij, është cënuar rëndë figura dhe roli i avokatit.
Kur goditet një avokat në krye të detyrës dhe institucionet nuk reagojnë, atëherë është detyrim moral dhe profesional që ne të reagojmë fort.
Ai theksoi se bojkoti nuk duhet të jetë simbolik apo afatshkurtër, por një qëndresë e vazhdueshme derisa të merren masa konkrete dhe të rivendoset dinjiteti i profesionit të avokatit. Bojkoti nuk duhet të ndalojë.
