Emiri: Autoritetet shqiptare janë të fundit që pyeten për Parkun Kombëtar të Butrintit

Gazetari, Geri, Emiri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se pavarësisht se Parku Kombëtar i Butrintit është një trashëgimi dhe pasuri Kombëtare, autoritetet shqiptare janë të fundit që pyeten.

Emiri: Pavarësisht se Parku Kombëtar i Butrintit është një trashëgimi dhe pasuri botërore e mbrojtur, qartësisht eksperienca e deri më tanishme nëse nuk do i referoheshim kësaj lëvizjeje të fundit të qeverisë shqiptare, janë të fundit që jo vetëm pyeten por herë pas here ata ngrejnë komisione të posacme e grupe punë që shkojnë për të verifikuar çfarë po ndodh.

Sepse nxirren tërësisht jashtë loje dhe ndërhyrjen në një territor ku ata duhet të jenë të informuar për çdo lloj detaji dhe nuk i pyesin aspak autoritetet shqiptare.

E njëjta lëvizjë ka qenë edhe me ligjin për ndryshimin e kufinjëve përmes ligjit të ri për zonat e mbrojtura ku pavarësisht se duhej marrë miratimi në komitetin e posacëm të vetë UNESCOS, vetë qeveria shqiptare ndryshoi kufinjtë dhe vijoi me kokën e saj ndërkohë që vetë UNESCO nuk i kishte ndryshuar kufinjtë.