DETAJE nga ngjarja në Durrës ku humbën jetën dy persona: Konflikti nisi për një kafe

Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen në Durrës ku humbën jetën dy persona

Sipas burimeve njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëj kafe.

Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.

Konflikti ka nisur pasi një persona që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit.
Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.