Mazrreku: Bojkoti i nevojshëm për mbrojtjen e avokatëve

I ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, avokati Serjan Mazrreku komentoi rastin e avokatit në Elbasan, duke theksuar nevojën për reagim të fortë nga komuniteti i avokatëve në Shqipëri.

Mazrreku deklaroi se në çdo rast kur hasen problematika serioze që dëmtojnë drejtësinë dhe rolin e avokatëve, duhet të vendosen bojkotet për të treguar vendosmërinë dhe për të mbrojtur integritetin e profesionit.

“Duhet të vendosen bojkote sa herë hasim në problematika të tilla që bëhen problematike në të gjithë Shqipërinë,” tha ai.

Avokati theksoi se vetëm me një qëndrim të bashkuar dhe të vendosur mund të ndalet kjo situatë dhe të rivendoset besimi në sistemin gjyqësor dhe në punën e avokatëve.