Zhllima: Gjyqtarja dhe prokurori i Elbasanit po zbatojnë Kushtetutën e vitit 1976

Avokati Gylsen Zhllima ka komentuar me tone kritike rastin e debatueshëm në Gjykatën e Elbasanit, gjatë një interviste në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai.

Duke iu referuar mënyrës se si është trajtuar çështja nga organet e drejtësisë, Zhllima u shpreh: Kjo gjyqtare dhe ky prokuror zbatuan Kushtetutën e vitit 1976.

Sipas tij, veprimet e autoriteteve gjyqësore në këtë rast janë të ngjashme me praktikat e kohës së diktaturës, ku të drejtat e mbrojtjes ishin të kufizuara dhe vendimet merreshin me tendencë politike e paragjykim.