Zhllima: Rasti i Elbasanit, paragjykim i hapur në vendimmarrje

I ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, avokati Gylsen Zhllima komentoi rastin e ndodhur në Gjykatën e Elbasanit, duke ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën e funksionimit të sistemit gjyqësor.

Zhllima tha se në një audio të publikuar nga seanca, dëgjohet qartë që gjyqtarja i drejtohet avokatit me fjalët: “Ose do të mbarosh, ose të zëvendësoj”, duke nënkuptuar një presion të drejtpërdrejtë dhe cenim të të drejtës së mbrojtjes.

Në këtë moment kemi të bëjmë me paragjykimin e çështjes për vendimmarrjen, konkretisht për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për çdo person që ndodhet në vendin e izolimit ku qëndron i pandehuri, u shpreh Zhllima.

Në rastin konkret kemi të bëjmë me një paragjykim të hapur.

Sipas avokatit, ky është një tregues i qartë i mungesës së pavarësisë në procesin vendimmarrës dhe një alarm për sistemin gjyqësor shqiptar që sipas tij ka nevojë për ndërhyrje urgjente.