Cakrani: Rasti i Elbasanit, fundi i një epoke ku avokatët janë nënshtruar

I ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, avokati Kujtim Cakrani komentoi rastin e bujshëm të avokatit në Elbasan, duke e cilësuar si një sinjal alarmi për sistemin gjyqësor shqiptar.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla, tha Cakrani.

Këto janë ngjarje që përsëriten rëndom në gjykatat shqiptare.

Ky rast tregon fundin e një epoke ku avokatët janë nënshtruar dhe shpesh janë lënë pa zë përballë padrejtësive.

Sipas tij, ky moment duhet të shërbejë si pikë kthese për reformimin e sistemit dhe rivendosjen e dinjitetit të profesionit të avokatit në Shqipëri.