VIDEO/ 62-vjeçari në Kurbin kapet me 7 kg kanabis në banesë

Policia e Kurbinit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Streha”, që kishte si objektiv goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Begtash Zeneli, 62 vjeç, në fshatin Vinjoll, u gjetën dhe sekuestruan 7 kilogramë e 350 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike ishte e destinuar për shitje në doza.

NJOFTIMI

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.    

Kishte fshehur në banesën e tij, në fshatin Vinjoll, 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, arrestohet 62-vjeçari. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza.  
 
I arrestuari, me precedent për disa vepra penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Streha”. 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Z., në fshatin Vinjoll, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilën dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në doza. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasi B. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Vinjoll, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.