Mbyllet qeveria federale amerikane, preken dhe takimet për pasaporta e viza në Tiranë! Ambasada njofton mbylljen e faqes në rrjetet sociale

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se: “Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht - me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë - derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.

Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”.

Mbyllet qeveria federale amerikane, preken dhe takimet për pasaporta e viza