Peleshi pret ambasadorin italian: Bashkëpunimi i ngushtë, themeli i partneritetit tonë strategjik

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.

Në takim u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha kyçe si integrimi europian, zhvillimi ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.

Peleshi theksoi se, bashkëpunimi i ngushtë dhe dialogu i vazhdueshëm mbeten themeli i partneritetit tonë strategjik.

“Me Ambasadorin e Italisë, Marco Alberti, mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha kyçe si integrimi europian, zhvillimi ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.

Bashkëpunimi i ngushtë dhe dialogu i vazhdueshëm mbeten themeli i partneritetit tonë strategjik”, shkroi Peleshi, në një postim në rrjetet sociale.