''Presidenti do e miratojë shpalljen e datës së zgjedhjeve'', Manaj: Fati i Veliajt është i përfunduar politikisht
Gazetari, Arben Manaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se fati i Erion Veliajt është tashmë i përfunduar politikisht.
Manaj: Unë mendoj që në këtë rast është prova e parë e Presidentit për të treguar që është realisht President dhe të hedhi poshtë të gjitha ankesat që janë bërë në drejtimin e tij dhe institucionit që ai përfaqëson.
Opozita ka rolin e vet në shkarkimin e Veliajt dhe jam pjesërisht dakord.
Pasi besoj se ka edhe interesa të tjera.
Ka edhe shkaqe e arsye të tjera përse Veliaj po largohet nga posti i kryetarit të bashkisë që lidhen me elementë të supozuar të korrupsionit, njollosjen e kështu me radhë të mazhorancës.
Pritshmëria ime është që Presidenti do e miratojë pra do e aprovojë shkarkimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve padyshim edhe për Tiranën.
Fati i Erion Veliajt është tashmë i përfunduar politikisht.
