PAMJE “të ëmbla”/ Deputetja e PS merr pjesë në mbledhjen e Komisionit së bashku me foshnjën e saj në krahë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2025, 13:56
Deputetja e Partisë Socialiste, Silva Gjuzi është shfaqur këtë të martë në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm me një “pamje të ëmbël”.
Ndërsa ndjek detyrën e saj si anëtare e këtij komisioni, nuk ka lënë pas as “detyrën” e bukur të mëmësisë.
Në mbledhje ajo në krah edhe foshnjën e saj, teksa kujdeset që ta ushqejë me gji, e njëkohësisht të ushtrojë edhe detyrën.
