Himçi: Arrestimi dhe shkarkimi i Veliajt, është produkt i aksionit politik të PD

Deputeti i PD, Blendi Himçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se arrestimi dhe shkarkimi i Erion Veliajt është produkt i aktivitetit të PD.

Himçi: Qoftë arrestimi i Erion Veliajt, qoftë edhe shkarkimi më pas duhet të kuptojmë që është produkt i aktivitetit të PD.

E thëm këtë pasi pas 40 e ca protestave u arrit që Erion Veliaj të arrestohej dhe kjo falë aksionit politik të PD.

Pavarësisht se në momentin e fundit, Edi Rama e lëshoi Erion Veliajn dhe kërkoi ta merrte si kredo të veten politike shkarkimin e tij dhe jo më si aksion dhe rrjedhojë e opozitës.

Kërkoi që të gjithë vëmendjen ta merrte vetë si kredo politike.

Sigurisht ne jemi sot para një ngërçi të madh Kushtetues.

Jemi para një situate ku pritet që Presidenti që njihet si përfaqësues i unitetit të popullit por njëkohësisht edhe si garanti kushtetues, duhet të japi verdiktin e tij.

Të paktën nga aktet e fundit që kanë ndodhur është konstatuar që nuk është gjë tjetër vetëm se një zgjatim i ekzekutivit dhe i vetë kryeministrit Rama.

E them këtë për arsye se shkeljet kanë qenë të jashtëzakonshme.

Mos të harrojmë rastin e fundit, dekretimin e ‘’Diellës’’.