Saraçi: Erion Veliaj duhej të ishte në burg për disa gjëra edhe më të rënda

Gazetari, Romir Saraçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Erion Veliaj duhej të ishte në burg për disa gjëra më të rënda.

Saraçi: Ka ardhur koha, ka ardhur dita që ti qajmë hallin Erion Veliajt, e kupton për çfarë paradoksi po flasim.

Erion Veliaj duhej të ishte atje për ca gjëra edhe më të rënda.

Më shumë e shikoj si një marrëveshje mes të dyve sesa një tentativë të Edi Ramës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Nuk besoj në kushtet aktuale kur kemi raporte ndërkombëtare, faktorin ndërkombëtar e kritikojnë Shqipërinë për autokraci, për marrjen e pushteteve dhe kryeministri të arrinte të nxirrte edhe Presidentin si palaço.

Nëse presidenti do dekretojë zgjedhjet në Tiranë, atëherë nuk do kemi më një president Republike, do të kemi një palaço që unë nuk besoj se është që do të shkelte me të dyja këmbët Kushtetutën.