“ETHET E VJESHTËS”/ Negociatorët e Berishës takime intensive dje dhe sot me aleatët dhe jo vetëm për një emër për Tiranën

Partia Demokratike është duke përfunduar takimet me aleatët në tentativën për të gjetur një kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës që do ta sfidojë Ogerta Manastirliun.

Burimet për “Ora News” bëjnë me dije se grupi negoicator ka takuar një ditë më parë Endri Shabanin e “Nismës Thurje”, por edhe Adriatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet” në takime të veçanta.

Ndërkohë mësohet se të ngarkuarit e Sali Berishës kanë arritur që të lënë edhe një takim me ish-demokratik Agro Shehajn dhe përfaqësuesit e Partisë “Mundësia”

PD pritet të takohet në orët në vijim edhe me Shpëtim Idrizin e PDIU partia e së cilit në Tiranë përfaqësohet me një deputet.

Pavarësisht se deri më tani janë zhvilluar një sërë takimesh me aleat takimet kanë qenë mjaft të mbyllura ku palët janë kujdesur për të mos përmendur asnjë emër në publik.

I vetmi që ka kushte për negociata deri më tani është Agron Shehaj, i cili thotë se në mënyrë që të fitohet bashkia e Tiranës duhet një kandidat jashtë partive politike.