Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Karanxha: Presidenti duhet të kërkojë informacion nga gjykata Kushtetuese

Ish-prokurori, Ervin Karanxha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se presidenti duhet të kërkojë informacion nga gjykata Kushtetuese sa i përket shkarkimit të Veliajt dhe zgjedhjeve të reja në bashkinë e Tiranës.

Karanxha: Bëhet fjalë që nuk është vetëm për bashkinë e Tiranës, por është edhe për disa bashki të tjera.

Drejtoria juridike pranë Presidentit duhet të shikojë shkaqet.

Sepse neni 61 i ligjit për Pushtetin Vendor parashikon rastet e mbarimit të mandatit.

Të gjithë kandidatët e tjerë janë bërë, dmth kanë qenë kryetar bashkie e janë bërë deputetë dhe te neni 61 prsh rasti i mbarimit të mandatit pika B është kur jep dorëheqjen.

Pra ka dhënë dorëheqjen se ka shkuar në një detyrë tjetër.

Tani rasti i mbarimit të mandatit është edhe pika Ç e këtij neni kur thotë sipas nenit 62 pra kur shkarkohet siç është shkarkuar Veliaj.

Kur vjen dojsa personale se që të çelet data e zgjedhjeve do vijë një dosje.

Në rastin konkret konstatohet neni 62 është shkarkuar për shkak të një mase sigurimi.

Tani ky është rasti i veçantë. Mendoj se Presidenti duhet të kërkojë informacion nga gjykata Kushtetuese, është ankimuar apo jo.