Betohet qeveria e re në Egjipt
Mes protestave të dhunshme të një nate më pare, është betuar të Martën qeveria e përkohëshme e Egjiptit. Qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri, Hazem el-Beblaëi, është e para që prej përmbysjes të presidentin islamik, Muhammed Morsi, më 3 Korrik nga ushtria.Ceremonia u mbajt në Kajro pavarësisht protestuesve pro-Morsit, të cilët vazhdojnë të kërkojnë kthimin e tij në pushtet . Shefi i armatës, Abdel Fattah al-Sisi, arkitekti i rrëzimit të Morsit nga pushteti, është betuar si zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mbrojtjes. Nabil Fahmy, ambasadori i Egjiptit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej vitit 1999 deri më 2008, është caktuar në pozitën e Ministrit të Jashtëm. Ministri i Brendshëm, Mohamed Ibrahim e ka mbajtur pozitën që e ka pasur megjithë thirrjet e aktivistëve që ai të zëvendësohet. Udhëheqësi i kompanisë shtetërore të naftës, Ganope, Sherif Ismail, është zgjedhur Ministër i Naftës. Politikani kristian, Mounir Fakhry Abdel Nour, është zgjedhur Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.Më parë gjatë së Martës janë raportuar shtatë persona të vrarë nga përleshjet e një nate më parë në Kajro ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të ish presidentit egjiptian të përmbysur, Mohamed Morsit, ndërsa u plagosën më shumë se 260 persona.Përplasjet erdhën pasi një i dërguar special i SHBA-ve tha se Egjiptit i është dhënë një "shans i dytë" për të krijuar demokracinë. Zëvëndës Sekretari i Shtetit, Uilliam Bërns, u takua me udhëheqësit e përkohshëm, por u snobua nga grupet rivale, përfshirë në këta dhe Vëllazërinë Myslimane të Morsit. Burns, tha të Hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të imponojnë modelin e vet të demokracisë në Egjipt dhe se janë të mendimit se vetëm egjiptianët mund të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Ai është i pari zyrtar i lartë amerikan që viziton vendin pas largimit të Morsit nga ushtria egjiptiane tre javë më parë.