SHBA, arrestohen 255 persona të dyshuar si pedofilë
Autoritetet amerikane kanë deklaruar se gjatë një operacion kundër pedofilëve janë arrestuar 255 persona.Drejtori i forcave të emigracionit dhe doganave John Morton tha se “Operacion Gardian” kishte si shënjestër njerëzit e përfshirë në abuzimin seksual të të miturve në internet, si dhe kundër njerëzve që posedojnë, prodhojnë apo këmbejnë video pornografike të fëmijëve.Në një deklaratë për mediat, Morton tha se 61 fëmijë, viktima të abuzimit seksual, janë shpëtuar gjatë këtij aksioni.Shumica e të dyshuarve janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara.Por arrestime ka pasur edhe në Brazil, Kanada, Izrael, Meksiko, Filipine, Singapor, Korenë e Jugut dhe Tajlandë.Sipas Morton, 17 të arrestuar mbanin pozita të privilegjuara në shoqëri, duke thënë se shtatë prej tyre ishin mësues dhe tre klerikë.