Spanja i kërkon falje Bolivisë
Spanja i ka kërkuar falje Bolivisë për incidentin e javës së kaluar, kur ka ndaluar aeroplanin e presidentit bolivian Evo Morales që të kaloj përmes hapësirës ajrore spanjolle.Spanja dhe qeveritë e tjera evropiane i bënë këtë ndalesë aeroplanit së Morales, pas raporteve se Edward Snowden, i arratisur nga drejtësia amerikane, mund të gjendet në bordin e tij.Të hënën mbrëma, ambasadori i Spanjës në Bolivi, Angel Vasquez, i ka dorëzuar një shkresë zyrtare autoriteteve boliviane ku kërkohej falje për situatën e krijuar.Bolivia i është bashkuar Venezuelas dhe Nikaraguas, për t’i ofruar azil Snoëden, i cili mbetet i ngujuar në zonën tranzit të aeroportit Sheremetyevo të Moskës.Aeroplani i presidentit Morales fluturonte nga Moska për në Bolivi, dhe ishte i detyruar të ndalonte në Vjenë për t’u kontrolluar para se të lejohej të vazhdonte fluturimin.