Snowden kërkon azil në Rusi, Putin kritika SHBA për trajnimin e çështjes

Ndërkohë që ish kontraktori  i CIA-s Eduard Snouden aplikoi të Martën për azil të përkohshëm në Rusi, në mënyrë që mq pas të udhëtojë drejt shteteve të Amerikës Latine, reagim i menjëhershëm ka ardhur nga  Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësi i presidentit Obama, Jay Carney, përmes një deklarate i bëri thirrje autoriteteve ruse për deportimin e ish-kontraktorit të shërbimeve amerikane, Edëard Snoëden,  i cili akuzohet për spiunazh."Ai nuk  është një aktivist për të drejtat e njeriut, as disident. Snoëden akuzohet  për rrjedhje informacionesh konfidenciale, "tha Carney.Shërbimi Federal i emigracionit në Rusi, konfirmoi lajmin se Snouden kishte përfunduar dokumentacionin përkatës për azil të përkohshëm në Rusi, ndërsa ai qëndron në aeroportin "Sheremetievo" të Moskës tre javët e fundit, pasi nuk mundet të largohet nga zona tranzit e aeroportit. Në kërkesën e tij, Snoëden është ndihmuar nga avokati, Anatoly Kucherena, që sipas BBC është i njohur në Moskë për lidhjet e tij të forta me Kremlinin.Kucherena tha për mediat ruse se klienti i tij, argumentoi në kërkesën e tij, se nëse rikthehej në Shtetet e Bashkuara, rrezikon të torturohet, madje edhe të dënohet me vdekje."Tani për tani ai nuk do të shkojë askund dhe ai planifikon të qëndrojë në Rusi," tha avokati ndërsa shtoi se nëse pranohet kërkesa e tij ai do të jetë i lirë të lëviz dhe punojë në Rusi.Agjencia e lajmeve ruse “Interfax” citoi një zyrtar i shërbimit të emigracionit i cili tha se një aplikim i tillë duhet përfundoj brenda tre muajve.Snouden është i kërkuar nga autoritetet amerikane për publikim e detajeve të programeve të mbikqyrjes qeveritare. 29-vjeçari nuk ka dokumente udhëtimi kështu që nuk është në gjendje të pranojë  ofertat për azil nga Venezuela, Nikaragua dhe Bolivia. Të Hënën presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se autoritetet amerikane janë ato që mbajnë të bllokuar në aeroportin e Moskës, Eduard Snouden."Ai erdhi në vendin tonë pa asnjë ftesë. Ne s'ishim destinacioni i tij i fundit, por në momentin që ishte në fluturim, partnerët tanë amerikanë bllokuan të gjithë dokumentacionin e tij. Ata kanë ndikuar tek vendet e tjera dhe tani askush nuk e dëshiron Snouden. Në fakt, ata vetë e bllokuan atë në territorin tonë", tha Putin.Presidenti rus refuzoi dorëzimin e Snouden tek autoritetet amerikane, ndërsa deklaroi se ai mund të qendrojë në Rusi, vetëm nëse ndalon së publikuari informacionet sekrete të SHBA.