Dorëhiqen 5 kryetaret e njësive administrative Durrës, zëvendësohen 4 prej tyre

Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të Manzës, Sukthit, Ishmit, Katundit të Ri dhe Rrashbullit kanë dhënë dorëheqjet dhe deri tani janë zëvendësuar 4 prej tyre.

Administratorët e sapoemëruar janë:

-Manzë – Rejdi Shehu

-Ishëm – Emirjan Bafti

-Katund i Ri – Julian Marku

-Rrashbull – Fiqiri Dema

Pas vlerësimit të performancës së gjithesecilit, vendimmarrja do të vazhdojë në ditët në vijim.