Ndoja: Reforma në Drejtësi ka vend për përmirësim, mbingarkesa e dosjeve sjell shkelje të...

Deputeti i PD, Arian Ndoja i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Reforma në Drejtësi ka edhe element pozitiv dhe element negativ.

Ndoja: Në këndvështrimin tim Reforma në Drejtësi ka edhe elementët pozitiv edhe elementët negativ.

Pra unë nuk i përkas atyre njerëzve që thonë se gjithçka është e keqe dhe gjithçka është e mirë.

Ka vend për përmirësim, ka edhe arritje që ka sjellë Reforma në Drejtësi por ka edhe defekte.

Problemi kur diskutohet për reformën në drejtësi, elementi bazë i një reforme është efikasiteti.

Mbingarkesa e dosjeve sjell shkelje të parimit të gjykimit në kohë të arsyeshme.

Ka çështje që shkojnë në gjykata administrative që ligji i parashikon brenda 30 ditësh zgjidhjen, shkon 1 vit nga momenti i depozitimit.