Tafani: Kur u nis Reforma në Drejtësi, në Shqipëri s'kishte asnjë zyrtar të lartë të dënuar
Analisti, Endri Tafani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se kur nisi reforma në drejtësi në Shqipëri nuk kishte asnjë zyrtar të lartë të dënuar.
Tafani: Kur u nis reforma në drejtësi duhet të kutjojmë si ishte situata në Shqipëri në atë periudhë.
Praktikisht nuk kishte asnjë zyrtar të lartë të dënuar.
Megjithëse ishim të gjithë koshientë se korrupsioni ishte galopant, nuk kishte asnjë zyrtar të lartë të dënuar nga drejtësia.
Dhe kjo tregon se diçka nuk funksiononte.
Nuk funksiononte për shkak të frikës apo kapjes se gjykatave apo të sistemit të drejtësisë nga ana e politikës.
Sepse ka pasur raste që njerëzit janë dënuar për krime të thjeshta.
Por politikanët pothuajse zero të dënuar. Dhe e gjithë kjo ishte para syve të të gjithëve.
