Eugena Tomini do jetë “numri 2” i Shëndetësisë

Qeveria shqiptare ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në radhët e ekzekutivit këtë të enjte, duke emëruar tre zonja në pozicione të zëvendës ministre.

Eugena Tomini është emëruar zëvendës ministre e Shëndetësisë, ndërsa Edona Bilali, e cila më herët ka mbajtur edhe detyrën e ministres për Sipërmarrjen dhe Inovacionin, është rikthyer në qeveri si zëvendës ministre në Ministrinë e Infrastrukturës.

Por lëvizja më surprizë ka qenë ajo e Silva Cakës, e cila është emëruar zëvendës ministre e Brendshme. Deri pak ditë më parë, Caka ishte anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltare politike në Partinë e Lirisë.

Ajo kishte dhënë dorëheqje nga funksionet e saj brenda forcës politike vetëm pak ditë para emërimit. Caka ishte gjithashtu kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit, duke kryesuar listën e Partisë së Lirisë.