Rama takim me Peleshin dhe krerët e Komisioneve Parlamentare të PS-së! Ja porositë

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe krerët e komisioneve parlamentare.

Të hënën pritet të mbahet Konferenca e Kryetarëve ku do të diskutohet programi i punës së Parlamentit që i hap rrugë dhe nisjes së punës në komisionet.

Takimi në vilën 30 ka pasur në vëmendje aktivitetin parlamentar dhe janë dhënë porosi për një përqendrim më të madh të deputetëve soialistë në nisma ligjore që pritet të keni impakt në jetën ekonomnike të vendit.

Kuvendi miratoi dy ditë më parë projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Lista e 11 komisioneve të përhershme të Kuvendit:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale