Logu: Afatet që kemi të shkruara në ligj, nuk respektohen nga gjykatat
Avokati, Marash Logu i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se afatet që ne kemi të shkruara në ligj nuk respektohen nga gjykatat.
Logu: Pra afatet që ne kemi të shkruara në ligj të cilat konsiderohen gjykim brenda një afati të arsyeshëm, nuk ndodh askund që të respektohen.
Sot po themi kemi rastet ku në përgjithësi ku fillojmë një çështje, përgjithësisht kur na pyesin klientët sa zgjat një çështje e caktuar i themi 10 deri në 15 vjet.
Në vija optimiste 15 është diçka më realiste.
Dhe gjithë kjo kohëzgjatje në çdo rast që ka shkuar në gjykatën Kushtetuese por kur ka kaluar gjykatën Kushtetuese ka shkuar në gjykatën e Strasburgut është gjetur në shkelje të afatit të arsyeshëm.
Këtë problematikë që u vërjet që në ditën e parë që u miratua reforma në drejtësi që kishte qenë problematikë e akumuluar edhe më parë ne në vitin 2022 prodhuam zgjidhjen më të keqe të mundshme.
