Shkarkohet zyrtarisht Veliaj/ Myzyraj: Janë tre data të mundshme për zgjedhjet për bashkinë Tiranë

Gazetari, Isa Myzyraj në një intervistë në Ora News u shpreh se janë tre data të mundshme për zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës.

Myzyraj: Në fakt ditën e sotme ishte një akt procedurial I fundit për të vulosur përfundimisht shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i  cili prej ditës së sotme nuk është më kryetar i bashkisë së Tiranës.

Pasi me votat e socialistëve në Këshillin Bashkiak  ai u shkarkua duke iu bashkuar edhe votat e opozitës.

Tanimë qeveria do e dërgojë vendimin për vendin vakant, për vakancën në bashkinë e Tiranës Presidentit Bajram Begaj, i cili është i detyruar që të shpallë datën e zgjedhjeve.

Pra nëse procedura do zgjasë deri javën e ardhshme, Begaj është i detyruar për të shpallur një datë zgjedhjesh nga data 1 deri me 16 nëntor.

Pra janë tre data të mundshme për zgjedhjet. Është data 2 nëntor, 9 nëntor dhe data 16 nëntor për zgjedhjet.