"Shqipëria shpëtoi"/ Besart Xhaferri: Veliaj i etur për pushtet e propagandë. Zgjedhjet e parakohshme, në tetor

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një intervistë për “Ora News”, deklaroi se një nga arritjet më të mëdha të opozitës është fakti që Erion Veliaj nuk do të ketë mundësinë të bëhet kryeministër i Shqipërisë, duke e konsideruar këtë si një fitore për të gjithë shqiptarët.

" Një nga shtyllat kryesore të misionit opozitar ka qenë që Erion Veliaj të mos bëhej kurrë kryeministër i Shqipërisë. Jo prej individit por për modelin që kishte shfaqur, një lloj oreksi shumë të lartë për pushtet dhe për propagancë e më pas për autoritarizëm.

Kjo është një fitore shumë e madhe për të gjithë Shqiparët, që Erion Veliaj nuk do të jetë kurrë kryeministri i Shqipërisë.

Ne shikonim më shumë në televizion Erion Veliajn sesa kryeministrin e Shqipërisë, është për të vënë duart në kokë se nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

Një kryetar bashkie që nuk ka dashur kurrë të jetë menaxher i qytetit, megjithëse propagandën e shiste si menaxher i qytetit, kishte vetëm oreksin për tu fuqizuar, për të bërë ekspansion influencësh politike, ekonomike, partiake brenda partisë së tij, që njëditë të bëhej kryeministër i Shqipërisë.

Këtë e pamë, premtimi i tij që do të bënte më shumë parqe se pallate, sot kemi më shumë pallate se njerëz në Tiranë, të dhëna nga Erion Veliaj lejet", u shpreh Xhaferri.

Ndërsa i npyetur se kur mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme vendore në bashkitë e mbetura pa kryetarë, Xhaferri zbuloi se ato pritet të jenë në muajin e ardhshëm.

sa i përket emrit të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, ligjvënësi demokrat u shpreh se PD-ja është në një proces intedsiv konsultash me aleatët dhe jo vetëm.

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME DEPUTETIN BESART XHAFERRIN