Zhllima: Reforma në Drejtësi erdhi si nevojë ekstreme për të parandaluar korrupsionin
Avokati, Gylsen Zhllima i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Reforma në Drejtësi pati një gabim themelor dhe erdhi si nevojë ektreme për të parandaluar korrupsionin.
Zhllima: Reforma në Drejtësi pati një gabim themelor dhe është pasojë që ne kemi sipas fjalës së prokurorit që duhet brenda një kohe të arsyeshme të mbaroj procesi dhe gjykimi I një çështje, penale, admiminstrative.
Por ajo që unë shikoj është se reforma në Drejtësi erdhi si një nevojë ekstreme për të parandaluar korrupsionin.
Kjo ishte e gjitha ajo që u nis fillimisht.
Pra ne në një sistem kishim kaq shumë të korruptuar sesa ishte kjo nevoja ekstreme që të fillonim reformën jo nga poshtë pra nga prokurorë, gjyqtarë, por filluam në gjykatën e Lartë, në gjykatën Kushtetuese.
I hoqëm të gjithë këta dhe pastaj filluam edhe duke vepruar duke hequr edhe gjyqtarë të tjerë.
Hoqën shumicën dërrmuese të gjyqtarëve, pra burimet njerëzore.
