Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici për pafajësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 15:15
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafajësi.
Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçme të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Gjici u dënua nga shkalla e dyte e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite. Ndërsa Kaci u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”.
Në 19 maj të këtij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 8 muajsh në masën “arrest në shtëpi”.
