BE JEP 922 MILIONË EURO! Fondi për Shqipërinë ndahet në Tetor pas raportit të vlerësimit

922 milionë euro të cilat do të përkthehen në përfitime të prekshme për qytetarët do të japë BE për Shqipërinë. Fondi pritet të hapet në tetor pas vlerësimit të raportit të reformave. Për këtë qëllim u zhvillua një takim në tiranë mes përfaqësuesve të komisionit për zgjerimit dhe qeverisë shqiptare

Komisioni shqyrtoi progresin e Shqipërisë që nga korriku 2024 deri në qershor 2025, ndërsa një vlerësim i plotë pritet në tetor.

Për këtë qëllim në tiranë u organizua një takim mes Komisionit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore dhe koordinatores së Shqipërisë.

Në deklaratën pas takimit u theksua se nëse përmbushen të gjitha hapat e reformës, Shqipëria mund të presë një pagesë të re granti nga Komisioni, pas financimit paraprak prej 64.5 milionë eurosh të akorduara deri më tani.

Bëhet fjalë për 922 milionë euro të cilat do të përkthehen në përfitime të prekshme nga qytetarët shqiptare para anëtarësimit të vendit në BE.

“Tani është koha që Shqipëria të dyfishojë zbatimin e reformave. Duke demonstruar aftësinë e saj për të planifikuar, zbatuar, monitoruar dhe dhënë rezultate, Shqipëria po tregon se do të ketë kapacitetin për të trajtuar instrumente komplekse financiare të BE-së në rrugën e saj të ardhshme”, tha përfaqësuesja e KE, Sigrid Brettel.

Në tryezë palët diskutuan mbi përmirësimin e klimës së biznesit, zhvillimi i kapitalit njerëzor, çuarja përpara e energjisë, inovacionit digjital dhe infrastrukturës, si dhe forcimi i sistemit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.