KËLLIÇI DËSHMON PËR DOSJEN “5 D”/ Ish-kandidati për Tiranën: Në seancë tentuan të indimidonin. Jam më mirë se Veliaj

Belind Këlliçi pretendon se në dëshminë për gjyqin për dosjen 5 d u tentua ta indimidonin dhe ta kthenin në çështje politike. Madje i pyetur për garën e Tiranës shprehet se ndihet më mirë se Veliaj që tashmë është në arrest me burg

Belind Këlliçi ishte dëshmimtari i radhës në GJKKO në procesin ndaj tre ish drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, ku dy prej tyre konsiderohen si pronar faktik të kompanisë “5 D”.

Në deklaratën për mediet deputeti demokrat pretendoi se në seancë ii shin drejtuar pyetje edhe intimiduese.

Madje ai shtoi se iu bën edhe pyetje politike deri në rezultatin e zgjedhjeve, por ndërsa në seancë e konsideroi jashtë procesit, përgjigjen e dha përmes gazetarëve

SPAK akuzon Redi Mollën dhe Mariglen Qaton si personat që ishin pronarët e kompanisë “5 D” duke i dhënë tendera vetes kur ishin drejtorë, ndërsa Taulant Tushe për favorizim në prokurime.