Korreshi: Veliaj një figurë e pështirë, duhet të ishte në burg për inceneratorët që nuk ekzistojnë

Përmes një interviste në Ora News, deputeti demokrat Saimir Korreshi tha se është një figurë kontroverse, sepse nuk dihet gjë për arsimin e tij dhe nuk dimë se kush janë shokët e klasës

Korreshi: Është ngritja dhe rënia e shokut Zylo. Është një libër që tregon se si është ngritur Veliaj. Është një figurë kontroverse, sepse nuk dihet gjë për arsimin e tij dhe nuk dimë se kush janë shokët e klasës. Një njeri që vjen me një diplomë false dhe nuk e tregon të kaluara e tij është i dyshimtë. Edhe mënyra se si financohej MJAFT-i dhe si i përdor, të njëjtin fat pati edhe tani nga Rama.

Të gjithë mashtrimet që ka bërë me pyllin orbital, se nuk po e gjej dot në Tiranë. Të gjithë këto, me kamuflimet dhe 17 xhirimet brenda ditës, ishin vetëm propagandë. Një njeri që erdhi me moton se nuk do të kishte ndërtime, bëri një batërdi si kurrë më parë në historinë e Tiranës. Duhet të ishte në burg për inceneratorët që nuk ekzistojnë. Ishte i pështirë në mënyrën se si bënte propagandë.