Afrikë, luani sulmon 18-vjeçaren, Vajza donte të përqafonte kafshën
Një adoleshente kanadeze u afrua pak më shumë se ç`duhet me luanin për të cilin po kujdesej në një resort reabilitimi Afrikano Jugor, kur kafsha në fjalë u përpoq ta tërhiqte brenda kafazit të tij, duke e kapur nga këmbët.Loren Fegen, 18 vjeç, po bënte punë vullnetare në një qendër për reabilitimin e kafshëve të egra, kur u zgjat të puthte gëzofin e luanit.Përpara sulmit që e terrorizoi, Loren kish postuar në "Facebook" se të punoje si vullnetare mes kafshëve ishte shume bukur dhe ia vlente. Gjithçka filloi si një ëndërr. Fegen ishte gati të ndiqte Universitetin McGill në vjeshtë dhe donte të shfrytëzonte mundësinë e të punuarit në qendrën e kafshëve si një kënaqësi dhe pasion personal, duke qenë se qendra i ofronte një shtëpi dhe përkujdesje kafshëve të plagosura që nuk mund të jetojnë më në natyrë.Detyra e vajzës ishte të pastronte kafazët. Vetëm profesionistët e trajnuar lejohen t`iu japin ushqimin luanëve. Edhe pse Fegen, nuk po e ushqente luanin 5 vjeçar Duma, kur sulmi ndodhi, por po zgjatej brenda për ti puthur gëzofin. "Nuk mendoja se luani mund të nxirrte putrat jashtë përmes kafazit", tha Fegen.Luani e kapi me putra dhe i tërhoqi këmbët e saj në brendësi të kafazit, ku filloi të ushqehej me to. Në këtë moment luani tjetër që ndodhej në kafaz u hodh sipër këmbës së vajzës gjithashtu. "Duhet të isha e vdekur tani ose të paktën të kisha humbur një këmbë"- thotë vajza -"Është një mrekulli që mbijetova.Pasi dëgjuan ulurimat e Fegen, disa vullnetarë të tjerë shkuan menjëherë ta ndihmonin, njëra prej tyre, një veterinere britanike, arriti ti largonte çiftin e luanëve nga këmbët e Fegen, duke i shpëtuar jetën.