Në pritje të bebit mbretëror!
Dukesha Kate Middleton, bashkëshortja e princit Uiliam pritet të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit, shkruan shtypi britanik. Sipas informacioneve të gazetës “Mirror” princi William është larguar nga baza RAF ku shërben dhe ndodhet në Londër, sëbashku me Kate Middleton.Pallati i Buckinghamit, megjithatë ka imponuar fshehtësi totale rreth lindjes së foshnjës që do të jetë i treti në radhë për fronin britanik pas Princit Charles dhe Princit William.Kate sipas mediave pritet të lindë në të njëjtin spital në St mary, ku Princesha Diana lindi Princin William dhe Harry. Ndërkohë që gjinia e fëmijës është ende e panjohur me kërkesë të çiftit.Nga ana tjetër në dëgjimin e lajmit në Britani nisën bastet nga më të çuditshmet për ditën, orën e lindjes, gjininë, emrin dhe nëse Kate do të ketë lindje natyrale apo cezariane dhe këto.. janë vetëm disa nga bastet në dispozicion!Në lidhje me emrin e foshnjës, në baste mbizoteron emri Alexandra nëse është vajzë dhe George nëse ai është djalë, ky i fundit është dhe emri i babait të Mbretëreshës Elizabetë.