VIDEO+FOTO/ “Hëna e plotë e grurit” edhe mbi Tiranë, Rama: Eklipsi spektakolar
Fenomeni i “Hënës së përgjakur” “pushtoi” mbrëmjen e sotme, edhe qiellin e Shqipërisë, duke ofruar një spektakël të rrallë për të gjithë.
Eklipsi hënor ndodh kur toka lëviz midis Hënës dhe Diellit, duke e errësuar këtë të fundit.
Kryeministri Edi Rama, publikoi sonte në rrjetet sociale foto nga ky fenomen mbi liqenin artificial të Tiranës duke shkruar: “eklipsi i plotë dhe spektakolar i Hënës, i njohur si “Hëna e plotë e grurit”.

Ndryshe nga shumë spektakle të tjera qiellore, eklipsi hënor mund të shihet relativisht lehtë, pasi nuk kërkon kohë, pajisje apo vendodhje të veçantë.
Drita që arrin sipërfaqen hënore shpërndahet nga Toka, kështu që ajo duket e kuqe për njerëzit që shikojnë nga toka.

Në vend që të zhduket, Hëna shkëlqen me të kuqe të thellë, duke i dhënë asaj pamjen ikonike të “Hënës së Përgjakshme”.
Kjo ngjyrë është një fenomen natyror, i shkaktuar nga rrezet e diellit që kalojnë nëpër atmosferën e Tokës, duke filtruar gjatësitë e valëve më të shkurtra blu dhe duke lejuar që drita e kuqe dhe portokalli të arrijë në Hënë.

