Sulm me bombë në Afganistan,17 të vrarë

17 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm me bombë në pjesën perëndimore të Afganistanit.Zyrtarët thanë sot se bomba e goditi një motoçikletë me rikmorkio, e cila ishte përplotë me udhëtarë në qarkun Obai, të provincës Herat.Një shef lokal policor i tha Radios Evropa e Lirë se bomba ishte vendosur nga talibanët, që qartazi për cak kishte trupat afgane, që ishin në ndjekje të militantëve, pas përleshjeve më herët gjatë ditës.Por, nga bomba ai tha se u vranë 12 femra, katër fëmijë dhe shoferi i makinës së improvizuar për transport të njerëzve ndërmjet dy fshatrave.Ndërkaq nga sulmi kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë.