Presidenti egjiptian emëron Kryeministrin e ri, Hazem el Beblaoui
Presidenti i përkohshëm i Egjiptit njëkohësisht dhe president i Gjykatës së Lartë Kushtetuese të vendit Adli Mansur emëroi si kryeministër në qeverinë kalimtare Hazem el Beblaoui, një liberal ekonomist dhe ish-ministër i Financave gjatë periudhës së sundimit ushtarak që rrëzoi Hosni Mubarakun në 2011.Duke vepruar si kreu i shtetit pas përmbysjes së Mohamed Morsit, Mansour emëroi gjithashtu nobelistin ish-kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Mohamed ElBaradei si zëvendës President, me përgjegjësi marrëdhëniet ndërkombëtare të Egjiptit.Partia Ultra-Konservatore Nour deklaroi se ështe ende duke studiuar emërimin e ElBaradei. Kandidatura e tij si Kryeministër ka dështuar në fillim të javës kur Nour e ka kundërshtuar.Presidenti i përkohshëm egjiptian njoftoi për rishikimin e Kushtetutës dhe grafikun kohor për tranzicionin që çon në zgjedhje të reja në fillim të vitit 2014.Nga ana tjetër ushtria egjiptiane paralajmëroi protestuesit e te gjitha partive se nuk do të tolerojë asnjë akt dhune që pengon atë që ajo e cilëson si "tranzicion të vështirë të vendit".Ministria e Mbrotjes në një deklaratë të saj tha se ushtria është e vendosur për të respektuar ligjet dhe për të ruajtur rendin e sigurinë publike, ndaj kërkoi që të shmangen protestat dhe rikthimin në normalitet deri në momentin e mbajtjes së zgjedhjeve të reja presidenciale, vitin e ardhshëm.Mbështetësit e Presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi dolën të martën në rrugët dhe sheshet e Kajros dhe qyteteve të tjera të vendit duke kërkuar rikthimin e tij në detyrë. Protesta u thirr nga "Vëllazëria Muslimane" që kërkoi rezistencë ndaj asaj që ajo e quan "grusht shteti".