Strasburgu kundër burgimit të përjetshëm: Shkel të drejtat e njeriut

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur që dënimi me burg të përjetshëm i kriminelëve, pa mundësinë e lirimit, është shkelje e të drejtave të tyre njerëzore.16 prej 17 gjyqtarëve të panelit konsiderojnë se të burgosurve duhet tu jepet mundësia që dënimet e tyre të rishqyrtohen.Paneli e ka shqyrtuar këtë çështje sipas kërkesës nga tre britanikë, që vuajnë dënime me burg të përjetshëm për vrasje, përfshirë edhe personin Jeremy Bamber, i cili ishte i dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes së tij, në vitin 1985.Vendimi i sotëm i Gjykatës së Strasburgut duhet të shqyrtohet nga qeveria e Britanisë, e cila në vitin 2003 e ka anuluar parimin që lejonte që dënimi me burgim të përjetshëm të rishqyrtohej pas 25 viteve.Kryeministri britanik, David Cameron, tha se “thellësisht nuk pajtohet” me vendimin e Strasburgut.Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur që dënimi me burg të përjetshëm i kriminelëve, pa mundësinë e lirimit, është shkelje e të drejtave të tyre njerëzore.16 prej 17 gjyqtarëve të panelit konsiderojnë se të burgosurve duhet tu jepet mundësia që dënimet e tyre të rishqyrtohen.