Bala: Kauzat e PD mund të jenë të drejta, por strategjia e përdorur është e gabuar

Gazetari, Anri Bala  i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se kauzat e PD janë të drejta por strategjia është e gabuar.

Bala: Unë të vetmin që vlerësoj pavarësisht konsideratës personale por që vlerësoj që është akuzuesi i ndërsjellë me bandat në Shqipëri minimalisht është Berisha që i thotë me emër dhe nuk ka frikë.

Duke bërë këtë unë mendoj se e bëtë gabim.

Strategjia për tu përballur dhe për të mos treguar asgjë  jo për të mos treguar se e keni thënë ju më përpara që janë filanët këtu, filanët atje.

Unë mendoj se ishte strategji e gabuar.

Besoj se kauzat e juaja mund të jenë të drejta por strategjia apo metodologjia që ju përdorni ju bëjnë të sjellni gabime.