VIDEO/ Rama prezanton skuadrën fituese të Fierit për Shqipërinë 2030 në BE

VIDEO/ Rama prezanton skuadrën fituese të Fierit për

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të Fierit në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së qarkut Fier, duke renditur mandatet respektive për secilin prej tyre.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Fierit mori 12 deputetë, nga të cilët pesë nga lista e mbyllur dhe shtatë nga lista e hapur.

Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste rikthen në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.

Qarku Fier

Lista e mbyllur

Belinda Balluku

Petrit Malaj

Kiduina Zaka

Erjo Mile

Ana Nako

Lista e hapur

Antoneta Dhima

Afloral Haxhiu

Ceno Klosi

Elton Korreshi

Klevis Jahaj

Zegjine Çaushi

Ramion Kurti