Ditëlindja e PS-së/ Rama: Ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi
Rama: Ditëlindja bëhet e veçantë pasi vjen pas një fitore domethënës të PS, Një fitoreje, e cila vjen me një përgjegjësi. Ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe se reflektuari se çfarë mund të bëjmë më mirë. Shumë gjëra duhen bërë më mirë në kushte kur kjo fitore është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendit dhe për ta integruar vendin në BE brenda kësaj dekade.
Nuk ka arsye më të fortë dhe domethënie më të madhe lidhur me përgjegjësinë se sa ky objektiv, i cili është objektiv sa i arritshëm dhe tejet i vështirë për tu arritur, objektiv i afërt, aq dhe jashtëzakonisht i lidhur me sa shpejt sa ne jemi në gjendje të përmirësojmë çfarë është për të përmirësuar dhe të përmbushim se çfarë duhet përmbushur.