Vengu: Marrëveshje me kompaninë franceze, FA pajisen me radarë modernë
Forca Ajrore shqiptare nënshkroi sot një kontratë me kompaninë franceze “Thales Group” për pajisjen e saj me radarë modernë për vëzhgimin e hapësirës ajrore kombëtare.
Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili vlerësoi se me nënshkrimin e kësaj kontrate Forcat Ajrore hedhin një tjetër hap të madh përpara në misionin e modernizimit.
Ministri informoi se nënshkrimi i kësaj kontrate vjen në vijim të marrëveshjes dypalëshe të dakordësuar gjatë vizitës së presidentit Emmanuel Macron muajin e kaluar në Tiranë. Vengu e konsideroi këtë një investim domethënës për sigurinë e Shqipërisë dhe angazhimet tona në kuadër të Aleancës.
Marrëveshja për modernizimin e Forcës Ajrore dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes u nënshkrua në 16 maj, gjatë vizitës së ministrit të Forcave të Armatosura franceze, Sébastien Lecornu, në Tiranë.
