Rama debaton me kryebashkiakun e Vlorës në festën e ditëlindjes së PS-së (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2025, 21:07
Festa e 34-vjetorit të Partisë Socialiste nuk ka qenë vetëm me urime dhe trokitje gotash.
Afër fundit të ceremonisë, kryeministri Edi Rama është parë duke iu drejtuar me tone të ashpra kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
Vlora ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë për shkak të situatës me zjarret në fushën e mbetjeve.